Loading…

Kjo është gruaja më e famshme spiune në botë

  • 20/01/2022 | 19:54

Kjo është gruaja më e famshme spiune në botë

Vera Atkins është gruaja më e famshme spiune në botë! Ajo rekrutoi dhe trajnoi qindra agjentë sekretë për të luftuar nazistët për Ekzekutivin e fshehtë të Operacioneve Speciale të Britanisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Gazeta Metro.


Atkins realizoi shumë role si spiune, duke përfshirë rekrutimin, trajnimin dhe planifikimin e operacioneve sekrete në Francë – dhe arriti të deshifrojë mesazhet e koduara gjermane që askush tjetër nuk mund t’i arrinte. Në të vërtetë, shërbimet e saj ishin aq mbresëlënëse saqë më vonë frymëzuan shkrimtarin Ian Fleming të krijonte sipas karakteristikave te Atkins personazhin “M” të romaneve te tij James Bond.

Vera Atkins

Qeveria franceze i akordoi Vera Atkins Croix de Guerre në 1948 dhe në 1995 Kalorës i Legjionit të Nderit.

Vera Atkins ishte lindur në Rumani në vitin 1908 nga një baba gjermano-hebre dhe një nënë britanike. Në vitet e saj të hershme, Atkins jetonte në një pronë të madhe në Bukuresht. Ajo ndoqi shkollën në Paris ku studioi gjuhët moderne dhe më pas u trajnua në një kolegj sekretarie në Londër. Atkins nuk u martua kurrë dhe nuk kishte fëmijë.

Por u kthye përsëri në Bukureshtin kozmopolit, ku Atkins ra në kontakt me diplomatë të ndryshëm, përfshirë një ambasador gjerman anti-nazist në Rumani, i cili e futi atë në rrugën e saj të spiunazhit. Diplomatët që takoi më vonë gjithashtu e mbështetën kur ajo aplikoi për nënshtetësinë britanike.

Atkins qendroi në Rumani duke punuar si përkthyese në një kompani nafte deri në vitin 1937, kur ajo emigroi në Britani sepse në fund të viteve tridhjete, ne Rumani klima politike ishte bërë më fashiste dhe antisemitike.

Kur Ushtria Gjermane pushtoi Francën në 1940, Atkins hyri në luftën kundër nazizmit duke u bashkuar me degën franceze të Ekzekutivit te Operacioneve Speciale (SOE), një grup i rezistences së fshehtë që ishte pjesë e inteligjencës britanike.

SOE ishte formuar nga kryeministri britanik Winston Churchill në 1940, dhe njihej edhe si “Ushtria Sekrete e Churchillit”, sabotonte operacionet gjermane në Evropën e pushtuar duke përdorur taktika klandestine dhe agjentë të fshehtë.

Edhe pse Atkins ishte e punësuar në fillim si sekretare, ajo shpejt u ngrit në gradë – dhe u bë oficerja kryesore e inteligjencës për divizionin francez, menjehere pas shefit të saj, kolonelit Maurice Buckmaster.

Vera Atkins ishte ngarkuar me rekrutimin dhe dërgimin e agjentëve të fshehtë, korrierëve dhe operatorëve te pavarur në Francë. Ajo intervistonte agjentët e mundshëm në dhomat e rralla të hoteleve, i paralajmëroi ata për rreziqet e punës se tyre dhe u thoshte atyre se vetëm 50 përqind e tyre mbijetonin.

Në fillim të viteve pesedhjete, autori Ian Fleming filloi të botonte serinë e tij James Bond, e cila paraqiste një personazh të quajtur “M” dhe sekretaren e tij, Miss Moneypenny. Të dy personazhet u frymëzuan shumë nga Atkins dhe shefi i saj, Maurice Buckmaster. Fleming ishte njëkohësisht gazetar dhe oficer britanik i inteligjencës detare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ra në kontakt me një numër njerëzish të përfshirë në spiunazh që gjeten vetën në trillimin e tij, përfshirë Atkins, të cilin e njihte mirë.

Vera Atkins vdiq në Hastings, Mbretëria e Bashkuar, me 24 qershor 2000, pasi udhëhoqi një ushtri agjentësh të patrembur për te mirën dhe frymëzoi një legjion simpatizantësh në të gjithë botën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë