Loading…

Kjo është gruaja më e ndjekur në Instagram

  • 13/01/2022 | 22:27

Kjo është gruaja më e ndjekur në Instagram

Pavarësisht se ka mbajtur një prezencë të qetë në mediat sociale muajt e fundit, Kylie Jenner është gruaja e parë që ka arritur numrin historik në Instagram.


Kylie Jenner është bërë gruaja e parë në botë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram, në platformën e mediave sociale. Ky moment historik e bën atë vetëm personin e dytë, pas futbollistit Cristiano Ronaldo (me 388 milionë) që arrin një numër kaq të lartë ndjekësish.

Më parë, Ariana Grande kishte vendin e parë si femra më e ndjekur në Instagram. Në shkurt të vitit 2019, Grande kishte grumbulluar 146.5 milionë ndjekës, duke mposhtur Selena Gomez, e cila kishte fituar vendin më të ndjekur përpara yllit të popit.

Ylli, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me reperin Travis Scott, u largua pak nga mediat sociale pas fatkeqësisë në shfaqjen e Scott’s ‘Astroworld Festival’ në Hjuston më 5 nëntor.

Jenner u kthye më pas në Instagram me postimin e saj në prag të Krishtëlindjeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë