Loading…

Kjo është historia e pemës së Krishtlindjes

  • 24/12/2021 | 12:49

Kjo është historia e pemës së Krishtlindjes

Krishtlindja është festa e ngjyrave, dritave, ngrohtësisë dhe bashkësisë.


Çdo vit festohet më 25 dhjetor për të përkujtuar datën e lindjes së Jezu Krishtit.

Kjo është gjithashtu koha e vitit kur miqtë dhe familja mblidhen dhe festojnë së bashku me ushqime të përzemërta, të qeshura dhe biseda të këndshme.

Pema e Krishtlindjes përbëjnë një pjesë të rëndësishme e këtyre festimeve, shkruan Hindustantimes, transmeton Klankosova.tv.

Zakonisht zgjidhet bredhi apo pisha dhe vendoset përpara derës së përparme ose dhomës së ndenjes si formë e shpalljes së festimeve.

Më pas pemët zbukurohen me shumë ngjyra e drita dhe formojnë zonën e fotosesioneve të festave të Krishtlindjeve.

Tradita e pemës së Krishtlindjes ka filluar kohë më parë dhe besohet se e ka origjinën gjatë Rilindjes në Gjermaninë e hershme moderne.

Mendohet gjithashtu se reformatori i krishterë protestant Martin Luther ishte personi i parë që shtoi qirinj në një pemë me gjelbërim të përhershëm.

Ndryshe, qirinj janë përdorur për të dekoruar pemën e Krishtlindjes përpara elektrifikimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë