Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pasur një përplasje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i tha se fjalimi i tij, lë të kuptojë se asociacioni po themelohet.
Në seancën e sotme plenare, kryeministri Kurti i replikoi Abdixhikut, duke i thënë se e ka deformuar fjalimin e tij duke reduktuar pikat e marrëveshjes së asociacionit.
”Nuk e thash një kusht, por i thash gjashtë. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën”.
”Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave. Çfarëdo të drejta të ketë për serbët në Kosovë, të ketë edhe për shqiptarët në Serbi, meqenëse më shumë shqiptarë ka në Serbi”.
”Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale, vetëm pas njohjes reciproke të zbatohet”.
”Unë e kundërshtoj deformimin e deputetit Abdixhiku, që e reduktoi marrëveshjen nga gjashtë në një”.
Teksa prapë në foltore del Abdixhiku i LDK-së, duke e akuzuar kryeministrin Kurti për manipulim të qytetarëve, transmeton klankosova.tv.
”Pra, e dëgjuat edhe një herë kryeministrin. Foli tre minuta por nuk e mohoi se asociacioni po bëhet”.
”Këto gjashtë kushte që po i flet, i përcakton Kushtetuta e Kosovës. Kjo është manipulim”.