Loading…
Kjo është mënyra më e mirë për ta dalluar bukën me ngjyrues artificial
  • 17/01/2019 | 19:31

Kjo është mënyra më e mirë për ta dalluar bukën me ngjyrues artificial

Karbohidratet dhe mineralet që përmban buka, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës, diabeti, tensioni i lart i gjakut madje dhe mbipeshës, transmeton Gazeta Metro.


Por ka raste që prodhuesit e bukës përdorin ngjyrues artificialë, për të cilët thuhet se nuk janë të sigurt për shëndetin.

Për të kuptuar nëse buka që konsumoni ka ngjyrues ju nevojiten vetëm dy gota qelqi me ujë dhe një fetë bukë. Në njërën nga gotat vendosni një fetë nga buka që ju keni blerë për ta konsumuar, tjetrën mbusheni vetëm me ujë për të parë ndryshimin.

Fetën e bukës mjafton që ta lini në ujë rreth një orë për të parë rezultatet e para. Pas një ore, kulloni ujin dhe krahasoheni me gotën e dytë.

Nëse uji është errësuar në një ngjyrë të kafenjtë, atëherë buka që ju konsumoni përmban ngjyrues artificialë të dëmshëm për shëndetin.

Nëse uji nuk ka ndryshuar në ngjyrë, atëherë produkti është prodhuar me ngjyrues natyralë që vijnë nga bimët dhe perimet./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë