Loading…

Kjo është mënyra se si Mercedes Benz ta sjellë veturën kur e porosisni online

  • 10/04/2021 | 13:19

Kjo është mënyra se si Mercedes Benz ta sjellë veturën kur e porosisni online

Interneti është vendi i duhur për të bërë kërkime dhe blerje të veturave të markave më të mira, siç është kjo e Mercedes Benz, andaj edhe sjellja në oborrin tuaj të shtëpisë është po aq e veçantë sa vetura, shkruan Gazeta Metro.


Kur ju porosini një veturë të Mercedes Benz, ata ua sjellin në mënyrë të paktuar po si një dhuratë apo diçka tjetër më e vogël siç jemi mësuar t’i marrim.

“Është shumë e thjesht, bëj kërkime mbi veturën që të intereson të markës sonë,do të shohësh se si vetura performon, do mësosh të mirat dhe të këqijat në lidhje me të dhe do shohësh se si i mbijeton kohës, dhe pastaj porosite dhe ne ta sjellim në shtëpi, të paketuar si dhuratë”, thotë Mark Stein, një agjent i dyqanit online në Berlin të Gjermanisë, trasnmeton Gazeta Metro.

Interneti është një burim i përkryer informacionesh kur dëshiron të mësosh më shumë për një makinë të caktuar dhe të lexosh kritika mbi vetura të ndryshme.

Kujtojmë, që Mercedes-Benz është një degë ndërkombëtare e prodhuesit Gjerman Daimler AG, dhe marka përdoret për makinat e luksit, autobuza, dhe kamionë. Mercedes-Benz e ka qendrën në Stuttgart, Baden-Württemberg, Gjermani.

Mercedes-Benz është pjesë e prodhuesve luksozë “German Big 3”, bashkë me Audi dhe BMW pavarësisht se “BMW” ka berë hapa me të mëdha, keto janë tre shitësit më të mëdhenj të makinave luksoze në botë. “BMW mban vendin e parë, me pas vjen Mercedesi dhe Audi ./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë