Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 11 viktima, shkruan Gazeta Metro.
IKSHPK ka bërë të ditur moshën e viktimave, ku më i riu nga ta ishte një 47 vjeçar nga Gjilani.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç).
Ndërsa janë shënuar 539 raste pozitive, dhe 574 të shëruar.
Numri i rasteve aktive është 13.579. /gazetametro.net