Loading…

Kjo është ndeshje e vetme që zhvillohet në Premier Ligë

  • 23/02/2021 | 10:52

Kjo është ndeshje e vetme që zhvillohet në Premier Ligë

Dy ekipe që i ndajnë vetëm dy pikë në tabelën e Premier Ligës angleze, do të takohen sot në “Elland Road”, ku Leeds United luajnë si vendas kundër Southampton-it.


Xhiron e kaluar, Leeds pësoi me rezultat 1:0 kundër Wolverhampton, ndërsa Southampton e ndali serinë e humbjeve kundër Chelsea-t, ku barazoi me rezultat 1:1.

Pas 24 xhirosh, Leeds gjendet në vendin e 12-të në tabelë, me 10 fitore, dy barazime dhe 12-të humbje, duke arkëtuar 32 pikë.

Southampton pas 24 ndeshjeve ka regjistruar tetë fitore, gjashtë barazime dhe 10 humbje, duke u pozicionuar në vendin e 14-të, me gjithsej 30 pikë.

19:00 Leeds United (12) – Southampton (14) (Stadiumi Elland Road)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë