Loading…

Kjo është Njësia e Policisë së Kosovës e cila kryen operacione me raste të veçanta, u trajnuan nga amerikanët

  • 30/11/2021 | 17:35

Kjo është Njësia e Policisë së Kosovës e cila kryen operacione me raste të veçanta, u trajnuan nga amerikanët

Njësia ‘FIT’ e Policisë së Kosovës është njësia më e përgatitur për aksione të ndryshme e cila është trajnuar nga amerikanët. Njësia Speciale Intervenuese FIT (NJSI), kryen operacionet e sigurisë në raste të veçanta dhe zgjidhjen e situatave me të cilat nuk mund të përballohen shërbimet e tjera të policisë, shkruan Gazeta Metro.


Angazhohet në rastet kur përmbushja e detyrave zyrtare të mbrojtjes së jetës dhe pasurisë paraqet rrezikshmëri tejet të lartë për rendin dhe sigurinë në përgjithësi dhe për pjesëtarët e policisë. Aktualisht aty punojnë 80 punonjës. Ishte themeluar në vitin 2004 dhe deri më tash ka qenë në gjendje të nxjerrë shpesh rezultate pozitive gjatë operacioneve intervenuese.

FIT janë më të trajnuar dhe më të armatosur se ROSU. Siç thuhet, ROSU përdoret për të thyer demonstratat, E roli i FIT është për qëllime të veçanta.

Njësiti FIT përdor armë ‘Glock 19’, ‘MP-5’ spirale, dhe AK-47. Ata përdorin automjetet e Renault Sherpa. Ata kanë autoritetin për të vepruar në të gjithë territorin e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë