Loading…

Kjo është oferta e fundit e Vetëvendosjes për LDK’në

  • 03/12/2019 | 22:00

Kjo është oferta e fundit e Vetëvendosjes për LDK’në

Arritja e një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është bërë tani një problematik e madhe pasi nuk po arrihet të bëhen pazaret për ndarjen e pozitave, shkruan Gazeta Metro.


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar në T7 se cila është oferta e VV’së ndaj LDK’së për bashkëqeverisje.

“Propozimi jonë është ndarja e ministrive 5 me 5”, ka thënë Konjufca.

“Ky është kompromisi jonë. Ndarja e ministrive 5 me 5 dhe kryeministri për kryeparlamentarin. Presidenti i padiskutueshëm”

Po ashtu, Konjufca ka thënë se dy anëtarë të VV’së do të jenë pjesë e kryesisë së Kuvendit pasi që i takojnë sipas Kushtetutës së Kosovës.

Ndryshe, LDK dhe VV nuk arritën të lidhin një marrëveshje të hënën për koalicion qeverisës pasi që LDK kërkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe postin e presidentit.

Por, kushti kryesor i LDK’së është që posti i Presidentit t’i takon vetëm atyre dhe në krye të saj të vjen kryetari i partisë, Isa Mustafa../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë