Loading…

Kjo është pasuria e Arben Gashit të LDK’së

  • 06/08/2020 | 23:13

Kjo është pasuria e Arben Gashit të LDK’së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.


Në Agjencinë Kundër Korrupsionit edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar pasurinë e tij, shkruan lajmi.net.

Sipas deklarimit të tij, ai banon në një shtëpi me 350 metra katror e cila është investim familjar e blerë në vitin 2006 në vlerë prej 150 mijë eurove dhe kjo është pasuri e përbashkët.

Po ashtu Gashi vozitë edhe një veturë të blerë në vitin 2011 në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Sipas deklarimit të tij, ai ka në bankë vetëm 2 mijë euro para të gatshme, kurse ka kredi në vlerë prej 30 mijë eurove dhe që duhet ta paguajë deri në vitin 2023, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq sipas deklarimit të tij, të hyrat vjetore nga paga dhe mëditjet në Kuvendin e Kosovës, ai përfiton 21 mijë e 364 euro, ndërsa nga paga si ligjërues 3 mijë e 350 euro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë