Loading…

Kjo është pasuria e Bekim Jasharit: 50 mijë euro veç vetura (Foto)

  • 22/08/2017 | 20:51

Kjo është pasuria e Bekim Jasharit: 50 mijë euro veç vetura (Foto)

Djali i heroit, Hamëz Jashari, Bekimi ka vendosur të hyjë në politikë duke synuar të parin e komunës së Skënderajt.


Kjo ka bërë që Partia Demokratike e Kosovës të mos dal me ndonjë kandidat në këtë komunë, dhe ta pëkrah Bekim Jasharin.

Por, Jashari aktualisht është kryetari i bordit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Pasuria e kandidatit për kryetar të Skënderajt është e madhe, me vetura të shtrenjta, para të gatshme, dhe paga të majme vjetore, shkruan lajmi.net.

Në deklarimin e pasurisë të vitit 2016, Jashari ka deklaruar se posedon dy vetura të cilat kushtojnë hiç më pak se 50 mijë euro.

Një shumë të parave, Jashari i ka të kursyera edhe në banka.

Mbi 15 mijë euro Bekim Jashrari i ka të deklaruara në tri banka të ndryshme të vendit.

Madje, ai ka 50% të aksioneve edhe në një kompani komerciale vendore, kapitali i së cilës shkon në 250 mijë euro.

Pagë vjetore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Jashari merr mbi 8 mijë euro.

Kurse 24 mijë euro i merr nga një objekt me qera që e ka të lëshuar në komunën e Skënderajt.

Pagë vjetore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Jashari merr mbi 8 mijë euro.

Kurse 24 mijë euro i merr nga një objekt me qera që e ka të lëshuar në komunën e Skënderajt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë