Aplikacioni WhatsApp ka sjellur një risi që shumë përdorues ishin duke e pritur.
Tashmë mund të dërgoni mesazh edhe kur nuk keni qasshëm në internet, kështu përdoruesit e këtij aplikacioni do mund të dërgojnë mesazh pa pasur rrjet dhe ato do të dërgohen automatikisht sapo t’i rikthehen linjës së internetit.
Përdoruesit e Apple që duan të përdorin funksionin e ri mund ta bëjnë këtë duke instaluar versionin e fundit të ËhatsApp (2.17.1) në pajisjen e tyre, transmeton gazetametro.net.
Përdoruesit e Android janë tashmë në gjendje për ta bërë këtë përmes mesazheve WhatsApp.
Përditësimi i fundit do t’iu lejojë të dërgoni deri në 30 foto ose video në të njëjtën kohë, ndërsa kufizimi i mëparshëm ishte 10. /gazetametro.net.