Loading…

Kjo është Rusia: Deputeti rus kërcënoi gazetarët gjermanë, ‘do t’iu vrasim të gjithëve’

  • 08/08/2022 | 16:24

Kjo është Rusia: Deputeti rus kërcënoi gazetarët gjermanë, ‘do t’iu vrasim të gjithëve’

Anëtari i parlamentit gjerman, Aleksey Zhuravlyov, i kërcënoi gazetarët gjermanë që raportojnë nga fronti në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.


E gjithë kjo ndodhi drejtpërdrejtë në një televizion rus ku deputeti vendosi që të ‘qortojë’ reporterët gjermanë.

“Të gjithë ne këtu do të vijmë atje e do t’iu vrasim të gjithëve”.

Këso raste ka mjaft në makinerinë e shfrenuar të propagandës ruse që nuk toleron kundërshti. Narracioni i tyre i luftës është i papranueshëm për njerëz normal në botë dhe ka shkuar në skajshmëri së fundi.

Kreu i komitetit të mbrojtjes së parlamentit rus Andrey Kartapolov, ka thënë poashtu drejtpërdrejtë në televizion se “fëmijët ukrainas iu kanë fshirë trurin për ta urryer Rusinë dhe tani ne duhet t’i dërgojmë ata në shkolla ushtarake ruse për t’i ç’programuar”.

Sipas tij Rusia do të mbetet atje përgjithmonë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë