Loading…

Kjo është sasia e ujit që i nevojitet trupit tuaj

  • 05/10/2021 | 23:10

Kjo është sasia e ujit që i nevojitet trupit tuaj

Ne të gjithë jemi mësuar se tetë gota ujë në ditë është numri magjik për të gjithë, por kjo duhet se nuk është sasia e duhur që i duhet trupit.

Tamara Hew-Butler, një shkencëtare e ushtrimeve dhe sporteve në Universitetin Shtetëror Ëayne në Detroit tha se sasia e duhur e ujit për trupin përcaktohet duke u bazuar në disa faktor.

“Faktorët unikë të tillë si pesha e trupit, temperatura dhe ajo se sa të fortë jeni duke marrë frymë dhe kur djersiteni do të përcaktojnë se sa keni nevojë për ujë”, u shpreh ajo.

Sasia e ujit që ju nevojitet në ditë do të varet gjithashtu nga shëndeti juaj, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Dikush me probleme të zemrës ose gurë në veshka dallon për nga nevoja e sasisë së ujit me dikë që merr ilaçe diuretike ose dikë që po vuan nga të vjellat apo diarrea.

Për shumicën e njerëzve të rinj, të shëndetshëm, mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar është thjesht të pini ujë kur keni etje.

Kur dehidratoheni, përqendrimi i elektroliteve në gjakun tuaj rritet dhe trupi sinjalizon lirimin e hormonit vazopresinë, i cili përfundimisht e zvogëlon sasinë e ujit që lëshohet në urinë, në mënyrë që ta riktheni atë në trupin tuaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë