Loading…

Kjo është shqiptarja që u shpall Heroinë e Vitit nga Komuna Falkenberg në Suedi

  • 10/11/2021 | 09:21

Kjo është shqiptarja që u shpall Heroinë e Vitit nga Komuna Falkenberg në Suedi

Mërgimtarët vazhdojnë të japin kontributin në vendin ku jetojnë dhe veprojnë.


Mërgimtarët shqiptarë vazhdojnë të shquhen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, duke dhënë kontributin e tyre.

Merita Xhaka, është shpallur Heroinë e Vitit nga Komuna Falkenberg në Suedi për punën e palodhshme dhe të jashtëzakonshme gjatë krizës së pandemisë Covid-19, shkruan albinfo.ch.

“Jam shumë e lumtur. Tani ndihem e qetë, por më herët isha aq nervoz sa i gjithë trupi kërceu. Faleminderit të gjithëve që më votuat”, është shprehur Merita.

Merita punon si kujdestare në akomodim special Solhaga dhe u nominua si Heroinë e Vitit me rastin e përpjekjes së saj në punë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ajo që nga vera e kaluar më 2020 mori përsipër kujdesin për pacientët me Covid19 ku përmes punës së saj së kujdesshme u sigurua që infeksioni të mos përhapej në masë të madhe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë