Loading…

Kjo është shuma e parave që do fitojë Drita, nëse mposht sonte Linfieldin dhe kalon tutje në LK

  • 11/08/2020 | 16:17

Kjo është shuma e parave që do fitojë Drita, nëse mposht sonte Linfieldin dhe kalon tutje në LK

Kampionia e Kosovës, Drita, sonte do zhvillojë ndeshjen finale të fazës parakualifikuese në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Metro.


Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu do të takohet me kampionin nga Irlanda Veriore, Linfield, në ‘Colovray Stadium’ në Nyon të Zvicrës.

Fituesi i kësaj faze do të kualifikohet për në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve dhe përveç kësaj, do të shpërblehen edhe nga UEFA.

Në rast të fitores dhe kalimit tutje, Drita do përfitojë edhe 250 mijë euro tjera nga shtëpia e futbollit europian, si shpërblim për këtë arritje.

Ndryshe, ndeshja mes Dritës dhe Linfieldit zhvillohet me fillim prej orës 18:00. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë