Loading…
Kjo është shuma e parave që janë ndarë për hekurudhën Fushë Kosovë-Hani i Elezit
  • 06/02/2019 | 23:50

Kjo është shuma e parave që janë ndarë për hekurudhën Fushë Kosovë-Hani i Elezit

Rrjeti hekurudhor i Kosovës nuk është në gjendje të mirë, por kjo gjë pritet të ndryshojë së shpejti, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë së mërkurës u nënshkrua kontrata për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, të segmentit Fushë Kosovë-Hani i Elezit, në gjatësi prej 65 kilometra.

Në ceremoni, ishin të pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj, e ministri i Infratrukturës, Pal Lekaj.

Gjatë nënshkrimit të kontratës, u tha se kjo linjë do të jetë moderne dhe do t’i plotësojë kriteret e Bashkimit Evropian.

Hyrja e saj në funksion pritet të bëhet në vitin 2021 dhe kap vlerën e 210 milionë eurove./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë