Loading…
Kjo është shuma që pagoi Presidenti i Feronikelit për ndeshjen miqësore ndaj Milanit
  • 14/07/2019 | 13:57

Kjo është shuma që pagoi Presidenti i Feronikelit për ndeshjen miqësore ndaj Milanit

Për të ardhur skuadra e Milanit në Kosovë dhe për të zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj kampionit të Kosovës është paguar një shumë e majme parash, transmeton Gazeta Metro.


Feronikeli dhe Milani do të zhvillojnë një ndeshje miqësore më 10 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Milani është skuadra më e madhe evropiane e cila shkel në Kosovë për një ndeshje të tillë dhe që tani ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm.

Rossonerët do të udhëtojnë në Prishtinë me yjet e tyre për këtë takim, ndërsa për të sjell italianët në Prishtinë ka kontribuuar edhe presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Olle, Ramaj ka paguar plot 25 mijë euro për ta fituar garën mes skuadrave kosovare që do të luanin kundër Milanit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë