Loading…

Kjo është vajza që mbledh paratë nga lypsarët e Prishtinës

  • 26/01/2017 | 11:18

Kjo është vajza që mbledh paratë nga lypsarët e Prishtinës

Sërish është kapur ‘mat’ vajza që dyshohet se mbledh pazarin nga lypsarët apo ata që lajnë xhamat e veturave në rrugë. Kjo fotografi është realizuar nga Florentina Hajdari, e cila ka kapur atë në momentin që u ofrohet disa djemve të rinj lypsarë apo larës të xhamave të veturave rrugëve të Prishtinës.


Ajo, ka publikuar fotografinë në rrjetin social Facebook, duke bërë me dije se ka parë këtë skenë përballë Katedrales “Nëna Terezë”, shkruan Gazeta Metro.

“E pashë këtë skenë, ku një e rritur merrte pazarin e disa të miturve xhamlarës të makinave.. edhe nuk mund të largohesha pa e faktu me një fotografi”, shkruan Hajdari.

Madje, ajo ka renditur edhe disa arsye se pse e ka publikuar duke kritikuar Policinë e Kosovës, e cila po tregohet jo efektive ndaj këtyre dukurive të këqija.

“Kaq lehtë para syve tanë të miturit keqpërdoren, dhe ne jemi të pafuqishëm të ndalim këtë trafikim të hapur; Nëse për mua si qytetare e thjeshtë është kaç e lehtë ta vërejë këtë dukuri, a është e vështirë për Policinë e Kosovës të prangos përgjegjësit; Nëse ka kaç shumë ligje e strategji për të luftuar dukuri devijante, por praktika dëshmon ende ekzistimin e tyre, atëherë a ka ardhë koha të mendojmë njëmend rishqyrtimin e këtyre dokumenteve dhe rishikimin e përgjegjësive institucionale”, shkruan ajo, transmeton gazetametro.net.

Hajdari thotë se ‘këtu qëndron një problem në krejt këtë rreth vicioz të menaxhimit e luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore, po si duket se kemi njet me i ra në fije’./gazetametro.net

lypesja

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë