Loading…
Kjo foto e bëri botën të qajë dhe ka një tregim të pikëllueshëm
  • 14/04/2019 | 19:49

Kjo foto e bëri botën të qajë dhe ka një tregim të pikëllueshëm

Julie Apicella ka publikuar një fotografi e cila i ka tronditur mijëra njerëz, transmeton Gazeta Metro.

Në njërën anë është fotografia e vitit 2015, në të cilën vajza e saj Emily pozon në fotografi, ditën e parë të shkollës. Në anën e dytë gjendet fotografia e vitit 2016, e bërë nga i njëjti kënd, por në vendin në të cilin pozonte Emily është zbrazët.

Emily Rush ka vdekur nga kanceri në veshka, ndërsa e ëma e saj me këtë publikim emocional ka dashur ta ngritë vetëdijen për simpomat e kancerit te fëmijët, në mënyrë që kjo sëmundje vdekjeprurëse të marrë sa më pak jetë.

“Është koha për fotografim shkollor”, ka thënë ajo, duke shtruar pyetjen e dhimshme – “paramendojeni skur kjo është fëmija juaj”.

Fotografia pa Emilyn, e thotë shumëkush, është më e dhimshmja të cilën e kanë parë ndonjëherë në rrjetet shoqërore.

/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë