Loading…

Kjo ishte deklarata e Naser Makollit për Astrit Deharin (Dokument)

  • 04/04/2017 | 21:19

Kjo ishte deklarata e Naser Makollit për Astrit Deharin (Dokument)

Dëshmitari kryesor në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, Naser Makolli ka ndërruar jetë.

Makolli ishte edhe personi i parë që e pa trupin e pajetë të Deharit në qelinë e paraburgimit në Prizren që për shumë ditë e kishin ndarë bashkë.

Klan Kosova ka siguruar deklaratat e tashmë të ndjerit Makolli lidhur me rastin Dehari.

“Kur jemi kthyer në orën 15:00 në dhomë, atë e kam gjetur të shtrirë në dysheme dhe fare nuk lëvizte. Në gojë ka pasur një shishe të plastikës me mjaltë. Menjëherë e kam thirr mjeken dhe më njoftoi se s’ka puls”, kishte shkruar kështu Makolli më dorën e tij në njërën  nga deklaratat e para që kishte dhënë pas vdekjes së Astrit Deharit, më saktësisht në orën 17:45 të datës 5 nëntor.

“Ne në dhomë nuk kemi zhileta të cilat janë të përshtatshme për lëndim, e as ndonjë brisk”, kishte deklaruar Makolli në një deklaratë tjetër ku dëshmonte për rastin e Deharit, tashmë të ndjerë.

 “Unë kam mbetur i habitur se si ka mundur të shkaktoj vetes dëm, dhe si ka mundur të ndodhë kjo”, vazhdon deklarata e të ndjerit Naser Makollit.

Shumë deklarata të tjera të Naser Makollit mund t’i shihni në dokumentet e mëposhtme që Klan Kosova ka siguruar.

Në ndërkohë që avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se tashmë i ndjeri Makolli e kishte telefonuar vetë avokatin Gashi nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan dhe i kishte thënë se ai din shumë më shumë gjëra se sa deklaratat e tij ( këto të fundit i ka siguruar Klan Kosova).

a1

a2

a3

a4

a5

a6

a7

a8

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë