Loading…

Kjo javë do sjellë borën e parë

  • 28/11/2016 | 08:28

Kjo javë do sjellë borën e parë

Masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të jenë prezent mbi gadishullin e Ballkanit.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) sipas të cilit në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranesira dhe intervale me diell.

Këto vranësira në viset e ulëta gjatë natës dhe pjesës së parë të ditës së hënë kanë mundesi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe fjolla te dobëta bore, kurse në viset malore pritet të ketë reshje bore te intensitetit të ulët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në zero gradë , kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtesi 1-8m/s./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë