Loading…

Kjo kompani kosovare po kërkon punëtorë: Ofron kushte të papara deri tash

  • 20/03/2019 | 19:12

Kjo kompani kosovare po kërkon punëtorë: Ofron kushte të papara deri tash

Vendi është në vazhdën e ikjeve të shumta jashtë vendit për shkak se nuk gjejnë punë në Kosovë, dhe kur e gjejnë një të tillë, atëherë trajtimi dhe kushtet lënë shumë për të dëshiruar.


Mirëpo, tashmë është publikuar një konkurs nga kompania e ndërtimit “KAWA Group”, e cila ka vendosur të krijojë një standard tjetër në këtë treg.

Kjo kompani ka hapur konkurs për punëtorë të ndërtimit, ku kërkon mjeshtër të ndërtimtarisë, armirues dhe punëtorë të thjeshtë.

Paga e cila ju ofrohet është 4 euro për orë për mjeshtërit e ndërtimtarisë dhe armiruesit, kurse punëtorët e thjeshtë do të kenë 2 euro orën e punës. E gjitha kjo neto.

Atyre do t’iu ofrohet kontratë e rregullt e punës, pagesë në 12 muajt e vitit, sigurim shëndetësor, sigurim jetësor, 4 javë pushim vjetor, siguri në punë, mjete dhe veshje profesionale, ushqim dhe rregull në vendpunishte.

Drejtori i kompanisë “KAWA Group”, Valon Vataj, është shprehur shumë entuziast se punëtorët do të aplikojnë për një vend të tillë pune.

“Të gjithë e dijmë se në çfarë kushtesh punohet në Kosovë. Kështu që deri tani kompania jonë ka punuar me nënkontraktorë. E tash ne kemi vendosur që të kemi punëtorët tonë të ndërimtarisë të cilët do të kenë kushtet më të dinjitetshme për një punëtorë”, ka thënë Vataj, duke ngulur këmbë se siguria në punë do të jetë pika e parë e çdo dite në fillim të punës.

“Ne e dijmë që ndoshta këto kushte të pagesës janë larg nga ato që janë në vendet europiane, mirëpo në standardin tonë ju garantoj se janë pagesa dinjitoze“, shtoi Vataj.

Për më shumë, kompania “KAWA Group” është një nga kompanitë më avangarde në tregun e ndërtimeve, e cila tashmë është në fillim të një kompleksi gjigant në hyrje të Prishtinës (Veternik), LORD Residence.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë