Loading…
Kjo kompani prodhon një telefon në çdo 28,5 sekonda
  • 21/04/2019 | 09:51

Kjo kompani prodhon një telefon në çdo 28,5 sekonda

Gjigandi teknologjik “Huawei”, në fabrikën e prodhimit të cilën kompania e ka në kampusin e saj në qytetin kinez Shenzhen, prodhon një telefon të mençur në çdo 28,5 sekonda, transmeton Gazeta Metro.


Kompania “Huawei”, ka hapur dyert e kampusit të saj në Songshan Lake për mediat duke njoftuar se ka pasur një rritje të ndjeshme të efikasitetit dhe shpejtësisë në prodhimin e smartfonëve, transmeton atsh.

Përveç prodhimit zhvillohen edhe punime në drejtim të reduktimit të peshës së pajisjeve, mbrojtja nga ndryshkja, testime të përçueshmërisë dhe qëndrueshmërisë.

Kampusi i madh rreth 4 herë më shumë se Monako, në brendi ka departamente të ndryshme. Deri më tani janë përfunduar vetëm dy departamente, ndërsa përbëhet gjithsej nga katër të tillë.

“Huaëei” në mbarë botën ka mbi 18000 punonjës, ndërsa në këtë kampus të cilën e ka hapur në vitin 2018 punojnë rreth 10000 persona./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë