Loading…

Kjo Komunë do t’i jep nga 250 euro për nënat që lindin fëmijë në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare

  • 27/02/2019 | 15:35

Kjo Komunë do t’i jep nga 250 euro për nënat që lindin fëmijë në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se nga tani, të gjitha gratë që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, do të marr 250 euro mjete financiare.

Në një postim në Facebook, Muharremaj ka shkruar se ky vendim është me rëndësi të madhe për qytetarët e Suharekës.

Më poshtë postimi i Muharremajt:

Sapo u miratua një vendim me rëndësi të madhe për qytetarët e Komunës së Suharekës.

Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare.

Dua t’i falënderoj asamblistët që e votuan dhe e mbështetën iniciativën e tillë, e cila i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë