Loading…

Kjo kurë 100-vjeçare, ul vdekshmërinë nga Covid-19 deri në 57%

  • 02/08/2020 | 21:44

Kjo kurë 100-vjeçare, ul vdekshmërinë nga Covid-19 deri në 57%

Pandemia e Covid-19 sa vjen dhe po përhapet gjithnjë e më shumë në të gjithë botë, për këtë arsye shkencëtarët po përiqen të gjejnë sa më shpejt një vaksinë apo trajtim efektiv.


Një studim i ri ka zbuluar se kura trajtimi 100-vjeçare, përdorimi i plazmës të pasur me antitrupa konvulsive, ul 57% nivelin e vdekshmërisë së pacientëve me Covid-19 të shtruar në spital.

Gjaku i një të shëruari përforcohet me antitrupa dhe përbërës të tjerë të sistemit imunitar, në mënyrë që të mund të nisë një reagim të trupit të sapoinfektuar.

Studimi i realizuar nga një grup kërkuesish shkencorë në SHBA, të cilët po punojnë me subvencionim nga shteti amerikan, ka përfshirë 804 pacientë të moshës 48-70 vjeç, ku pjesa më e madhe ishin burra. Shumica e pacientëve ishin në gjendje kritike për jetën nga Covid-19, raporton Ora News.

Rreth 13% e pacientëve që morën plasmën humbën jetën, ndërsa prej atyre që nuk morën plasmën, humbën jetën 25%. Prej këtu del edhe përfundimi se plasma ul vdekshmërinë me 57%.

“Rezultatet na inkurajojnë për vazhdimin e përdorimit të kësaj kure. E rëndësishme është të theksohet se pjesa më e madhe e pacientëve morën plasmë në fazën e fundit të sëmundjes, nëse kjo do të bëhet më herët, shifrat mund të jenë edhe më premtuese”, janë shprehur shkencëtarët pjesëmarrës në studim, të kryesuar nga Dr. Michael Joyner, i Klinikës “Mayo”, një Organizatë Mjekësore Jofitimprurëse me seli në qytete të ndryshme amerikane.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë