Loading…

Hoti: LDK do të udhëheq me Republikën

  • 27/03/2018 | 21:32

Hoti: LDK do të udhëheq me Republikën

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti duke ju referuar zhvillimeve të fundit, ka thënë se vota e qytetarëve së shpejti do t’i jap pushtet  LDK’së për të qeverisur vendin, përcjell Gazetametro.net.


Siç thotë Hoti në një postim në Facebook, Republika e Kosovës është qëllimi i ekzistencës dhe veprimit politik të LDK’së dhe se për këtë, kjo parti do të qëndroj në mbrojtje të republikës.

Hoti ka theksuar se nga sot, opozita do të mbroj institucionet e vendit, e jo keqqeverisjen.

Ky është postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter.

Republika e Kosoves eshte qellimi i ekzistences dhe veprimit politik te LDK-se. LDK e ka mbrojtur kete Republike se voni me 22 dhjetor kur grupe politike shqiptare deshten ta minonin dhe izolonin ate. Nuk u dorezuam, qendruam dhe dolem faqebardhe. Republika doli faqebardhe.

Sot segmente te perfaqesuesve serb te Kosoves, qe jane me koke nga Beogradi, deshirojne te kolapsojne institucionet e Republikes. LDK nuk do te lejoj. Ne do te qendrojme ne mbrojtje te Republikes, si gjithmone.

Por, ne nuk do te ushqejme tutje politikat e mbrapshta te kesaj Qeverie. Ne sot nga opozita do te mbrojme institucionet e Republikes, por jo keqeverisjen.

Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap legjitimitet dhe pushtet LDK-se për te qeverisur me Republikën, asnjë formule tjetër./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë