Loading…

Kjo statistikë e Zalgiris gjatë pjesës së parë nuk i konvenon aspak Ballkanit

  • 05/07/2022 | 16:47

Kjo statistikë e Zalgiris gjatë pjesës së parë nuk i konvenon aspak Ballkanit

Me fillim nga ora 20:00 skuadra e Ballkanit sonte do të ndeshet në kuadër të fazës së parë të Ligës së Kampionëve kundër Zalgiris. Kjo e fundit është duke kaluar momente të mrekullueshme në ligën e saj, derisa ka arritur edhe një statistikë të frikshme, transmeton Gazeta Metro.


Përballje shumë interesante pritet të zhvillohet sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku për herë të parë në histori të klubit Ballkani do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Kur Superliga e Kosovës ka javë që ka përfunduar, në Lituani tashmë vetëm ka përfunduar gjysma e sezonit dhe Zalgiris është në vendin e parë në tabel me 41 pikë.

Interesante është se në ndeshjet si mysafir gjatë pjesës së parë ata janë shumë të fortë, pasi nga nëntë ndeshjet që kanë zhvilluar deri më tani në 45 minutat e para kanë shënuar 14 gola dhe e kanë pësuar vetëm një.

Megjithatë, në pjesën e dytë siç duket ritmi i tyre ulet sepse kanë realizuar tre gola më pak, ndërsa kanë pësuar pesë më shumë.

Skuadra e drejtuar nga Vladimir Cheburin gjithashtu vlen të theksohet për fund se ka edhe sulmin më të mirë në elitën e futbollit lituanes me 40 gola të shënuara deri më tani nga 18 takime. /gazetametro.net

‘Presim fitore sonte’: Tifozët e Zalgiris po shijojnë rrugët e Prishtinës, para sfidës ndaj Ballkanit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë