Loading…

Kjo video tregon se presidenti Nishani është i sëmurë (Video)

  • 21/12/2016 | 23:45

Kjo video tregon se presidenti Nishani është i sëmurë (Video)
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, po qëndron për një vizitë në Ankara të Turqisë ku është pritur nga homologu Reccep Tayip Erdogan.

Nga takimi i sotëm i dy presidentave një moment i ndjeshëm është vërejtur.

Në kohën kur Nishani mbërrin tek selia e Erdoganit, pasi zbret nga makina, dora e tij e majtë nuk lëviz fare, ndërkaq presidenti turk e ndihmon të ngjitet në binën pranë ushtrisë pasi edhe këmbën e majtë e lëvizë me vështirësi.

Pas zgjedhjes si Presidenti i Ri i Republikës, Bujar Nishani pati  folur hapur edhe për problemin e tij shëndetësor. Ai e ka cilësuar të tejkaluar e madje “estetik”, duke ftuar publikisht edhe mjekun që e ka ndjekur, Mentor Petrelën, të bëjë me dije detaje të sëmundjes.

Presidenti shqiptar në këtë video shihej se kishte problem edhe me lëvizjen e këmbës së majtë. Nishani ishte diagnostifikuar nga një sëmundje e quajtur Kavernome cerebrale dhe kishte pasur një ndërhyrje nga neurokirurgët.

Njëri nga ta, mjaft i njohur në Shqipëri dhe më gjerë, Mentor Petrela, kishte thënë se specialistët kanë bërë një progres në shërimin e tij.

‘Duke respektuar vullnetin e Presidentit të zgjedhur, i cili ka kërkuar publikimin e gjendjes shëndetësore, sipas shembullit të mjaft liderëve europianë e amerikanë, po thyej sekretin mjekësor. E kam diagnostikuar për kavernome cerebrale përpara disa vitesh, pas i kishte dhënë shqetësime. Për të parandaluar një hemorragji është operuar nga një nga neurokirurgët më të mirë në planet. Konsiderohet i kuruar”, pati thënë Petrela./gazetametro.net

Pamjet i gjeni në linkun më poshtë:

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë