Loading…
Kjo video zbulon gjithçka: Kështu do të duken njerëzit pas disa viteve
  • 14/04/2019 | 09:38

Kjo video zbulon gjithçka: Kështu do të duken njerëzit pas disa viteve

Raca njerëore, shprehitë, mardhëniet, çdo gjë ka ndryshuar sidomos 20 vitet e fundit, transmeton Gazeta Metro.


Njerëzit e sotshëm është e vështirë t’i befasosh, prandaj bota është shndërruar në një “fshat global” dhe nuk habitet më nga zbulimet shkencore, siç ishte dikur rasti.

Çdo gjë në një farë mënyre e kemi në dispozicion dhe vetëm parashikimet e së ardhmes janë ato që surprizojnë njerëzit.

Këto ditë janë bërë parashikime se si bota mund të duket në njëqind vjet, apo se si do të duken qeniet njerëzore dhe se si ata sillen në marrëdhëniet e tyre.

Shoqëria që është e angazhuar në zbulimin shkencave secrete – ASAP Siende – ka publikuar një video klip në të cilin përpiqen që të zgjidhin shumë dyshime, dhe madje edhe nëse parashikimet e tyre nuk janë të sakta, janë tepër bindëse.

Ata pohojnë se deri në vitin 2050, do të zhvillohet një lloj krejtësisht i ri i njeriut, si rezultat i inxhinierisë gjenetike, sjelljes dhe përzgjedhjes natyrore, përkatësisht, për shkak të ndryshimeve që do të ndodhin si pasojë e ngrohjes globale.

Ata gjithashtu pohojnë se do të jetë e mundur që në të ardhmen të zgjedhen karakteristikat e fëmijës, dhe thonë se do të jenë të varur nga teknologjitë e reja dhe mjetet teknike që do të shfaqen.

Dhe si e gjithë kjo do të duket shikoni videon vijuese.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë