Loading…

Klan Kosova demanton KTV’në: Janë gjetur mushkri të kafshëve, jo trupi i policit

  • 04/05/2018 | 20:16

Klan Kosova demanton KTV’në: Janë gjetur mushkri të kafshëve, jo trupi i policit

Televizioni Klan Kosova në lajmet qendrore të orës 20:00 përmes gazetarit nga vendi i ngjarjes, ka demantuar televizionin nacional KohaVision (KTV) i cili insistoi se është gjetur edhe trupi i policit të dytë të zhdukur në lumin Lepenc, edhe pas demantimit të këtij lajmi nga ana e policisë.


KTV raportoi se trupi i policit të dytë është gjetur, por policia nuk po e konfirmon këtë zyrtarisht, pasi ai është gjetur copë copë. Por në anën tjetër, Klan Kosova raporton se në operacionin e kërkimit janë gjetur disa mushkri të kafshëve, për të cilat në fillim u mendua se janë pjesë të trupit të policit të zhdukur, Armend Trena.

Megjithatë, sipas gazetarit të Klan Kosova, pas verifikimit nga ana e ekspertëve, u konstatua se ato pjesë të gjetura në lum, janë mushkri të kafshëve, dhe nuk i përkasin trupit të policit të dytë të zhdukur nga e shtuna në lumin Lepencë, pas një aksidenti me veturë.

Televizioni KohaVision (KTV), raportoi më herët se duke u thirrur në burime brenda policisë e cila bashkë me ekipe të tjera, ndodhet në terren duke kërkuar policin e dytë të zhdukur, ky trup është gjetur, pavarësisht se policia zyrtarisht nuk po e konfirmon këtë.

Gazetarja e KTV’së, e cila ndodhej në vendin ku po operonin ekipet e kërkimit, në një lidhje direkte në lajmet qendrore të këtij televizioni nacional të orës 19:00, tha se burime nga policia i kanë thënë se është gjetur edhe trupi i policit të dytë Armend Trena, i rënë në lumin Lepencë, pas aksidentit të ndodhur të shtunën e kaluar në mbrëmje.

Sipas saj arsyet pse policia ende nuk po e konfirmon se është gjetur edhe ky trup, se ai është gjetur pjesë pjesë, pra i dëmtuar rëndë.

Por, Klan Kosova e demantoi këtë lajm, dhe tha se operacioni i kërkimit për ditën e sotme është ndërprerë, dhe ai do të vazhdojë nesër sërish.

Ndërsa, trupi i policit tjetër, ishte gjetur dje rreth pesë kilometra larg nga aksidenti. Ai është varrosur sot në vendlindjen e tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë