Loading…

Klea Huta flet për depresionin në fillim të shtatzënisë: Mendoja se karriera ime mori fund

  • 07/06/2021 | 21:22

Klea Huta flet për depresionin në fillim të shtatzënisë: Mendoja se karriera ime mori fund

Moderatorja mjaft e dashur për publikun Klea Huta, ka festuar së fundmi 1-vjetorin e djalit të saj Krid.  E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka zbuluar shumë detaje të pathëna nga shtatzënia dhe nga kjo periudhë e bukur në jetën e saj.


Klea ka zbuluar se në tre muajt e parë të shtatzënisë është futur në depresion dhe e ka përjetuar shumë keq. Në mendjen e saj vinin mendime shumë të errta dhe mendonte se tashmë karriera e saj ka marrë fund.

“Të jem e sinqertë tre muajt e para të shtatzënisë kam kaluar një depresion shumë të thellë. Kridi ka ardhur me dëshirë e të dyve ne, por mbase nga ndryshimi i hormoneve të trupit, trupi po pësonte një ndryshim shumë të madh, po krijonte hapësirë për një qënie tjetër, domethënë një realitet tjetër që unë nuk kisha kurrë përballë.

Edhe pse e doja dhe ishe me dëshirë ardhja e Krid, prapë ndodhi kjo pjesa e depresionit që nuk e shpjegoj dot sot e kësaj dite. Unë hoqa dorë nga shumë gjëra, mendoja këtë pjesën që më iku karriera, nuk do kem kohë për asnjë gjë, domethënë të gjitha gjërat e errëta më vinin në kokën time në atë periudhë, nuk doja të shikoja asnjë, nuk doja të rrija me askënd, çdo gjë më dukeshe sikur nuk jam gati, thoja çfarë bëra?

Mendime që kur i mendoj sot edhe i them për të gjitha nënat që i ndodh kjo gjë që nuk jeni vetëm, edhe mua më ka ndodhur kjo gjë, më ka shkuar mendimi shumë thellë që nuk po i them dot të gjitha, por e kalova me ndihmën e të afërmve të mi. Po i them kërkoni ndihmë, edhe ndihmën e psikologut, nuk është fare turp.

Në momentin që ti e ndjen që nuk po e ndihmon veten, duhet patjetër që të tjerë rreth vetes të të ndihmojnë”, është shprehur moderatorja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë