Asambleja e ekspertëve të regjimit pritet të mblidhen të dielën thonë për të zgjedhur liderin suprem të regjimit sipas raporteve. Herën e fundit kur tentuan u rrafshuan nga forcat ajrore izraelite dy ndërtesat ku planifikohej të mbahej ky tubim, transmeton Gazeta Metro.
Ky zhvillim vjen në mes të ofensivës amerikane-izraelite që nuk po ul intensitetin dhe në një periudhë kaosi brenda radhëve të regjimit me deklarata kontradiktore mes pushtetit të mbetur civil dhe (IRGC).
Sipas mediave iraniane 88 anëtarët do të mblidhen brenda ditës dhe do të zgjedhin pasuesin e Ali Khamenei. Kjo ishte konfirmuar edhe nga Ali Mosafari sipas raporteve.
Megjithëse sipas ligjeve të teokracisë Irani qeveriset nga një këshill i përkohshëm i përbërë nga presidenti masoud Pezeshkian, kreu i gjyqësorit Gholam-Hossein Mohseni-Eje’i dhe Alireza Arafi kryetari i Asamblesë së Ekspertëve deri në zgjedhjen e liderit suprem. Në regjim po dominon një kaos pasi si duket Gardës Revolucionare Islamike (IRGC( nuk pyet fare qeverinë e mbetur të Iranit. Pezeshkian kërkoi falje për sulmet ndaj shteteve arabe në Lindjen e Mesme dhe premtoi se do të ndalen. As gati një orë më pas nga IRGC dolën thanë të kundërtën.
Të martën forcat ajrore izraelite kishin shënjestruar dhe goditur ndërtesën e Asamblesë së Ekspertëve në Qom të Iranit duke e rrafshuar. Edhe godina në Teheran që ishte e pjesë e kompleksit të parlamentit iranian ishte goditur dhe rrafshuar të premten sipas raporteve të agjencisë shtetërore iraniane Tasnim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar vazhdimin e regjimit klero-fashist islamist në Teheran duke e theksuar se do të intensifikojnë operacionet edhe më tej./gazetametro.net