Sipas rregulloreve shtetërore në Kosovë, vendet publike, siç janë komunat dhe ministritë, duhet ti kenë fotografitë e Presidentit të eksponuara si pjesë e protokollit zyrtar.
Me këtë rast Komuna e Klinës, e cila drejtohet nga Sokol Bashota, ka vendosur të blejë 100 fotografi në kornizë të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Kjo komunë për blerjen e këtyre fotografive do t’i shpenzojë 1 750 euro.
Zyra e Prokurimit në komunën e Klinës ka përzgjedhur kompaninë “Europrinty” në tenderin “furnizim me fotografi në kornizë të Presidentit të Republikës” shkruan ORAinfo.
Në këtë tenderë kanë aplikuar tri kompani, dhe oferta më e shtrenjtë ka qenë ajo për 1050 në krahasim me ofertën fituese.