Loading…

Klinaku: Nëse nuk marrin vesh Qeveria, kërkohet dorëheqja e saj

  • 29/06/2022 | 22:47

Klinaku: Nëse nuk marrin vesh Qeveria, kërkohet dorëheqja e saj

Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka shprehur mospajtimin e tij që të kërkohet dorëheqja e vetëm një ministri. Ai ka thënë se kjo do të ishte amnisti ndaj kryeministrit.


Ai ka theksuar se qëndrimi i OVL-UÇK-së mbetet i njëjti lidhur me çështjen e ligjit për veteranët.

“Po më detyroni që ta përsëris qëndrimin tim sikur herave të tjera. Kërkesa për dorëheqje të një ministri/e, është amnisti ndaj kryeministrit. Poashtu, sa i përket se a ka kthyer përgjigje qeveria rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale, jemi deklaruar atë ditë për media pas takimit që kishim me ta e qëndrimi jonë nuk lëkundet:
“Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë”. E nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri”.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati u bë sot qendër e vëmendjes, pasi në media doli një qëndrim i vjetër i tij nga vitit 2016. që ishte shprehur në rrjete sociale, e që kishte të bënte me veteranët.

Ai kishte përdorur gjuhë të ashpër ndaj veteranëve, duke i krahasar ata me merecenarë, për faktin që kërkonin pensione.

Murati në 2016 për veteranët: Me pas angazhu mercenar na kish dal ma lirë lufta, as faleminderit s’kishim pas nevojë me iu thanë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë