Loading…

Klinë: Arrestohet një person, dyshohet për dhunimin e të miturës

  • 30/03/2023 | 09:33

Klinë: Arrestohet një person, dyshohet për dhunimin e të miturës

Policia në Klinë mbrëmë ka arrestuar një person që dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur.


Kjo erdhi pasi prindi i viktimës e kishte paraqitur si të zhdukur vajzën e tij, dhe kishte deklaruar që e kishte kërkuar në disa lokacione por nuk e kishte gjetur. I njëjti ka shtuar se kishte informacion që vajza e tij ndodhet ne qytetin e Mitrovicës.

Komunikata e plotë:

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”

Më datë 29 mars 2023, rreth orës 13:30, nё stacionin Policor Klinё ka ardhur prindi i viktimës, dhe e ka paraqitur si person tё zhdukur vajzёn e tij  (tё mitur).

Ankuesi deklaron se vajzën e ka kёrkuar nё disa lokacione por nuk e ka gjetur, i njëjti ka deklaruar se kishte informacion se vajza e tij ndodhet ne qytetin e Mitrovicës.

Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar.

Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё.

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

Më të fundit
...

  • 02/06/2023 | 04:01
...

  • 02/06/2023 | 04:00
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë