Loading…
Kllokot: Tre të lënduar në aksident trafiku, një në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 25/03/2019 | 12:55

Kllokot: Tre të lënduar në aksident trafiku, një në gjendje të rëndë shëndetësore

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në Kllokot, transmeton Gazeta Metro.


Aksidenti ka ndodhur dje dhe si pasojë janë lënduar 3 persona, vozitësi dhe dy pasagjere femra.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa një nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të rënda trupore është dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK.

“Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e dy automjeteve me tabela vendore, me vozitës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri vozitës si dhe dy pasagjere femra K/Shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa një nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të rënda trupore dërgohet për tretman të mëtejmë mjekësor në repartin e ortopedisë – QKUK. Me vendimin e prokurorit njëri vozitës i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ku pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë