Loading…
Klop flet për Shaqirin: Tregon arsyen pse nuk i dha minuta më shumë për lojë Shaqirit
  • 21/05/2019 | 11:21

Klop flet për Shaqirin: Tregon arsyen pse nuk i dha minuta më shumë për lojë Shaqirit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Xherdan Shaqiri dhe Fabinho nuk kanë qenë në nivelin e tyre më të mirë këtë sezon, transmeton Gazeta Metro.

Shaqiri nuk arriti të marrë një vend titullari në formacionin e parë të Liverpoolit këtë sezon, ndërsa Fabinhos iu desh mjaft kohë për ta arritur këtë gjë.

Por, Kloppi beson se në krahasim me të tjerët, Shaqiri ka ende për të rikuperuar.

“Lojtarët si Fabinho dhe Xherdan Shaqiri janë pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës tonë. Por, ata nuk kanë qenë në nivelin më të lartë të tyre, por kanë bërë hapa të rëndësishëm për zhvillim”, ka shpjeguar Klopp.

“Rrugëtimi ende s’ka marrë fund, për askënd. Për këtë arsye ne besojmë se jemi vetëm në fillim dhe ka ende shumë shanse të mira për të dy”, përfundoi ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë