Liverpool ka dërguar një ekip në Argjentinë për të përfunduar transferin e sulmuesit të krahut Luis Diaz, ku edhe testet mjekësore do të zhvillohen atje. Ujdia prej 45 milionë eurosh mes Liverpool dhe Portos ja prishi planet Tottenham që po negocionte për Diaz në të njëjtën kohë, transmeton Gazeta Metro.
Tottenham besonte se kishte një marrëveshje për të nënshkruar me Liverpool por ai zgjodhi të nënshkruaj me Liverpool siç raportohet për shumën prej 45 milionë eurosh dhe 15 milionë tjera në bonuse nëse arrihen objektiva.
25 vjeçari ishte në radarin e Liverpool dhe klubeve tjera ka kohë por besohej se nuk do të lëvizte deri në verë ku Liverpool ishte shumë i interesuar. Mësymja e Tottenham për ta nënshkruar aktivizoi Liverpool që ndërhyri dhe ja grabiti siç kanë shkruar disa mediat angleze në mënyrë dramatike.
Në këtë periudhë transferimesh interesimi i Tottenham për Luis Diaz ishte i ditur e nëse Liverpool ja del të ja ‘vjedhë’ Diaz kjo do të zemëronte trajnerin ambicioz italian Antonio Conte, që humbi edhe Adama Traore si transfer që zgjodhi të shkojë në Barcelona.
Kjo ka nxitur debate në mediat angleze rreth drejtimit të klubit londinez që synon të jetë në maje dhe ka si dëshmi ambicien stadiumin e ri modern por ka ngecur jashtë Champions League. Conte ka arritur të stabilizoj ekipin dhe ka vetëm një humbje në Premier League por ka bërë të ditur publikisht se duhet shtuar kualitetin e ekipit.
Klopp ka qëndruar i heshtur rreth tregut që Liverpool mund të bëjë në janar por përflitet se Takumi Minamino mund të shkoj në Leeds si huazim, ndërsa Divock Origi po vëzhgohet nga klubi italian Atalanta./gazetametro.net