Loading…

Klopp mbron ekipin pas humbjes dërrmuese: Nëse ka një ekip që mund t ‘na thyej është City

  • 03/07/2020 | 11:48

Klopp mbron ekipin pas humbjes dërrmuese: Nëse ka një ekip që mund t ‘na thyej është City

Jurgen Klopp jo pak i irrituar me pyetjet e gazetarëve mbrojti lojtarët e tij kur tha se përkushtimi ishte në nivelin e duhur, por ishte edhe meritë e kundërshtarit që i dërrmuan me rezultat 4:0 mbrëmë, transmeton Gazeta Metro.


Kjo ishte humbja e dytë këtë sezon e tani kampionëve të Anglisë, Liverpool.

Gazetarët në konferencën pas ndeshjes e kishin qasjen se ën pas ndeshjes e kishin qasjen se lojtarët nuk ishin të përqendruar në ndeshje pas fitores së titullit, por kjo nuk i pëlqeu trajnerit gjerman të ‘The Reds’.

“Nëse ka një ekip në botë që mund të na dërrmoj kështu, me shumë gjasë është City – por ne do të kthehemi” tha ai.

Klopp si gjithmonë nuk kurseu lëvdatat për kundërshtarët nga Manchester City dhe trajnerin e tyre Guardiola me të cilët rivaliteti këto dy sezone ishte i zjarrtë.

“City janë të hatashëm, i kam parë ndeshjet e tyre- ata nuk kanë pasur asnjë ndeshje t¡ keqe gjatë gjithë sezonit. Edhe kur u mposhtën ata përsëri luanin futboll shumë të mirë.”

As Guardiola nuk ishte i bindur se lojtarët e Liverpool nuk ishin të gatshëm për ndeshje, ndoshta javën e kaluar kishin “pirë shumë birra, por jo sonte”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë