Loading…

Klopp mesazh Milanit: Vijë për herë të parë në ‘San Siro’ dhe ja çfarë dua

  • 04/11/2021 | 13:07

Klopp mesazh Milanit: Vijë për herë të parë në ‘San Siro’ dhe ja çfarë dua

Fitorja e dytë radhazi ndaj Atletico Madridit të cilën e mposhti të mërkurën me rezultat 2-0 në “Anfield Road” ia ka siguruar Liverpoolit kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Digo Jota dhe Sadio Mane shënuan për tri pikët e reja të Liverpoolit duke e çuar skuadrën angleze në kuotën e 12 pikëve në grupin B, shtatë më shumë se Porto e vendin të dytë kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar në këtë fazë.

Sfida e radhës për Liverpoolin është ajo kundër Milanit në “San Siro”, skuadër kjo e cila ka nevoje vetëm për fitore në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim tutje.

Trajneri gjerman ka bërë të ditur pas ndeshjes se kjo do të jetë një ndeshje e veçantë për të për shkak se do të jetë hera e parë që do të jetë në këtë stadium dhe ka kërkuar që të bëjë një përshtypje të mirë, duke aluduar kështu se kërkon fitore ndaj skuadrës së Stefano Piolit.

“Ju fitoni shumë para për të fituar në Ligën e Kampionëve, por gjëja më e rëndësishme ishte të jemi në majë të grupit duke fituar katër nga katër ndeshjet e deritanishme”.

“Tani duhet të shkojmë në Milano, në një stadium historik ku nuk kam qenë asnjëherë më parë. Nuk kam qenë kurrë dhe do të na duhet të lëmë përshtypje të mirë edhe atje”, tha Klopp pas ndeshjes ndaj Atleticos.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë