Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Crystal Palace ka folur edhe për barazimin ndaj Fulham javën e kaluar. Sipas tij kur ishin larguar nga stadiumi atë ditë ishin ndjerë që po largohen të mposhtur, transmeton Gazeta Metro.
Liverpool nuk arriti më shumë se një barazim me rezultat 2-2 në javën e parë të Premier League kundër Fulham. ‘The Reds’ gjithashtu panë veten dy herë në disavantazh dhe nuk është se treguan paraqitje të mirë.
I mërzitur nga dy pikët e humbura është shprehur përsëri gjermani, Jurgen Klopp, të cilit siç duket i ka mbetur në kokë ky rezultat.
”Mund të jetë një shenjë paralajmëruese, me siguri. U ndje si një humbje dhe kështu u ndjemë kur u larguam nga stadiumi. Por ne morëm një pikë dhe ky është lajmi i mirë. Tani do të provojmë përsëri,” tha ai.
Klopp ndër të tjerash foli edhe rreth partneritetit mes Mohamed Salah dhe Darwin Nunez. 55-vjeçari thotë se reparti i sulmit nuk kishte qenë problem javën e kaluar, derisa shprehet i lumtur me formën e dy sulmuesve.
”Është një partneritet i lezetshëm, padyshim. Ata të dy janë të vendosur për të shënuar dhe për të qenë në momentet vendimtare. Mo është në një moment vërtet të mirë. Darwin është duke u komponuar. Ky repart nuk ishte problemi ynë javën e kaluar,” tha ai.
Liverpool do të takohet të hënën me fillim nga ora 21:00 me Crystal Palace në kuadër të xhiros së dytë të Premier League. /gazetametro.net