Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka jep deklaratë në konferencën për shtyp para duelit ndaj Real Madrid.
Real Madrid e pret nesër (e marte) në stadiumin “Alfredo Di Stefano” skuadrën e Liverpoolit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Para ndeshjes është deklaruar tekniku gjerman, i cili tha se Real Madrid ka eksperiencë të madhe në këtë garë.
“Jemi duke luftuar që të sigurojmë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Duhet të ndjekim skuadrat para nesh, duhet të ndjekim Real Madridin nesër, të cilët janë në moment të mirë. Shumë me eksperiencë. Nëse dikush di ta fitojë Ligën e Kampionëve është Real Madrid”.
“Duam t’i tregojmë tifozëve se ende jemi duke luftuar. Kjo është e rëndësishme për ne. Duam të nxjerrim çfarë do që është e mundur këtë edicion”, përfundoi ai.