Loading…

Klopp shpërthen për formën e dobët: Liverpooli i sotëm ma kujton atë të vitit të parë kur erdha në Anfield

  • 02/10/2022 | 10:29

Klopp shpërthen për formën e dobët: Liverpooli i sotëm ma kujton atë të vitit të parë kur erdha në Anfield

Liverpooli nuk është duke kaluar një moment të mirë në këtë fillim sezoni.


Gjiganti anglez ka mbetur shumë mbrapa në tabelë ku pas shtatë ndeshjeve të para ka marrë vetëm 10 pikë, duke fituar dy ndeshje duke barazuar në katër të tjera dhe duke pësuar një disfatë.

The Reds u ndalën në barazim 3-3 nga Brighton në Anfield, por loja e tyre është dëshpëruese dhe ata po pësojnë shumë gola.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur pas këtij barazimi dhe nuk i ka kursyer nga kritikat as futbollistët e tij.

“Gjatë një ndeshje duhet të mbrosh dhe ne nuk e bëmë këtë në mënyrën e duhur. Thjesht po qëndronim shumë poshtë dhe skuadra ishte e ndarë në dy pjesë, ndaj ata na e morën lojën në mesfushë”.

“Ishte diçka e frikshme për t’u parë. Më erdhi në mendje viti i parë me Liverpool, në atë kohë lojtarët sa herë ishin në avantazh i kapte paniku dhe dukej sikur po kalonin një atak kardiak në fushë. Nuk jemi bindës”.

“Aspekti pozitiv është që luftuam pas disavantazhit të dy golave, por kjo na kushtoi shumë energji, pa harruar që lojtarët vinin pas ndeshjeve të kombëtareve”.

“Kështu që nuk kishim ritëm, por në të tilla momente të vështira duhet të luftojmë. Nuk mund ta injoroj faktin që tashmë ndihet presioni, besimi nuk është ai i dikurshmi. Por, duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndryshojmë sjellje”.

“Mund edhe ta fitonim ndeshjen, por Brighton nuk meritonte të dilte pa pikë. Ata janë një skuadër e mirë”, tha Klopp.

Liverpool është aktualisht në vendin e nëntë të renditjes me 10 pikë, plot 11 pikë pas Arsenalit kryesues teksa në ndeshjen e radhës presin pikërisht ‘Topçinjtë’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë