Loading…
Klopp: United nuk është pa ambicie, ata kanë trajnerin më të mirë në botë
  • 14/12/2018 | 23:22

Klopp: United nuk është pa ambicie, ata kanë trajnerin më të mirë në botë

Liverpool dhe Manchester do të takohen në derbin e javës në Ligën Premier.


Jose Mourinho thotë se “trofetë janë të rëndësishëm” gjatë vlerësimit të Liverpoolit të Jurgen Klopp.

“Besoj se trofetë janë të rëndësishëm, sidomos kur keni potencialin për të luftuar dhe kur thoni qartë se objektivi është të fitojë trofe”, tha portugezi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit gjerman, Klopp, i cili e ka lavdëruar trajnerin e Unitedit duke thënë se është më i miri në botë.

“Manchester United nuk tregon kurrë mungesë ambicie. Mourinho është menaxheri më i suksesshëm në botë. Kjo është mënyra se si janë gjërat”.

“Unë jam i vetëdijshëm për kritikat ndaj Manchesterit, por unë i përjashtoj të gjitha sepse kemi një kundërshtar, i cili ka cilësi shumë të larta, posedon shpejtësi dhe teknikë”, tha Klopp.

Ndryshe, takimi mes dy ekipeve më të trofeshme angleze do të zhvillohet gjatë ditës së diele në ANfiled Road.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë