Loading…

Klopp zhgënjen tifozët e Liverpoolit: S’kemi para ta blejmë Mbappen

  • 09/11/2019 | 14:57

Klopp zhgënjen tifozët e Liverpoolit: S’kemi para ta blejmë Mbappen

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka zhgënjyer tifozët e Liverpoolit të cilët shpresonin se do ta shihnin së shpejti Kylian Mbappen me fanellën e klubit të tyre, pasi që trajneri gjerman tha se Liverpooli s’mund ta përballojë në aspektin financiar një transferim të tillë.


Në mesjavë u raportua se Liverpooli i ishte bashkuar garës me Real Madridin në tentimin për t’i siguruar shërbimet e yllit të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappes.

Por, përderisa Kloppi është tifoz i madh i 20-vjeçarit, ai e theksoi se Liverpooli thjesht s’ka kapacitet financiar për ta përballuar transferimin e Mbappes nga PSG-ja.

“Në rregull, në aspektin sportiv, nuk ka shumë arsye pse nuk do të duhej ta blinim Kylian Mbappen. Çfarë lojtari është ai!”, tha Klopp.

“Por, kjo është një histori që ka të bëjë me paratë natyrisht. S’ka asnjë mundësi. S’ka fare mundësi, më vjen keq që po jua vras këtë lajm. Nuk mendoj se ndonjë klub në botë mund ta përballojë në aspektin financiar blerjen e Mbappes nga PSG-ja”.

“Ne mesin e këtyre klubeve jemi edhe ne. Ne s’mund ta arrijmë, është po kaq e thjeshtë. Nuk kemi asgjë tjetër për të thënë për këtë, por ta blesh një lojtar të atij kalibri është e vështirë”.

Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo këtë javë e kritikoi ashpër Real Madridin për tentimet për ta shpërqendruar Mbappen, duke thënë se ai s’po lejohet të përqendrohet në ndeshje për shkak të spekulimeve për transferime.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë