Loading…

Kloppo e pranon se e habiti Ballon d’Or, tregon pakënaqësitë dhe bën shaka me gazetarët

  • 30/11/2021 | 18:49

Kloppo e pranon se e habiti Ballon d’Or, tregon pakënaqësitë dhe bën shaka me gazetarët

Jurgen Klopp nuk e fshehu se është e ‘ndërlikuar’ cilindo futbollist të mposht Lionel Messi në çmimin prestigjioz. Nuk e trajneri gjerman rastin të përmendë egjiptianin Mo Salah që u rendit i shtati e nuk ju duk e përshtatshme atij, transmeton Gazeta Metro.


Lionel Messi u nderua me çmimin e madh përsëri mbrëmjen e të martës që nuk e habit askënd pasi është i jashtëzakonshëm dhe kishte një sezon të mirë.

Zhurmë u bë pasi ka mendime se polaku Robert Lewandowski u anashkalua pa të drejtë pasi theu rekord të madh në Bundesliga, atë të legjendës Gerd Muller.

Klopp ishte ca i dëshpëruar se Lewandowski nuk e fitoi topin e artë këtë herë dhe nuk e fshehu. Ai e kishte stërvitur atë për disa sezone në Borussia Dortmund dhe kishin  fituar dy herë titullin në Gjermani, hera e fundit që u ndërpre hegjemonia e Bayern Munich.

Sulmuesi i Liverpool që e stërvit tani Mohammed Salah që me të vërtetë është në formë të shkëlqyeshme, ishte i shtati. Klopp ngacmoi gazetarët duke iu lënë fajin atyre.

“Mos më pyesni mua, ju mbeteni fajtor pastaj!” u tall Klopp pasi u pyet për rezultatet nga një reporterët. Nëse mendoni se ai duhej të ishte më lartë atëherë bindni kolegët tuaj”.

Konferencën për shtyp të jurgen Klopp mund ta ndiqni këtu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë