Loading…
Klubi i njohur nga Premier League rrezikon të dënohet me heqje të pikëve
  • 14/09/2018 | 10:38

Klubi i njohur nga Premier League rrezikon të dënohet me heqje të pikëve

Evertoni rrezikon që të dënohet me heqje të pikëve


Evertoni mund të dënohet me para ose me heqje të pikëve shkaku i trajnerit Marco Silva, transmeton GazetaMetro.

Marco Silva edicionin e kaluar ishte trajner i Watfordit, derisa Evertoni tentoi ta transferonte atë në mënyrë jo legale dhe tani kjo po hetohet nga FA.

Marco Silva watches on as Jose Holebas of Watford takes a throw during the Premier League match between Southampton and Watford 

Presidenti i Evertoni, Farhad Moshiri ka folur në telefon me Silvan derisa portugezi ishte trajner i Watfordit dhe biseda e tyre është përgjuar.

Në vitin 2005, Chelsea u gjobit me 300 mijë funte dhe iu hoqën tre pikë pasi kishin thyer rregullat në transferimin e Ashley Cole.

Më pas edhe Mourinho dhe Cole ishin gjobitur me nga 75 mijë funte, ndërsa agjenti i mbrojtësit Jonathan Barnett u gjobit me 100 mijë funte. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë