Loading…

Klubi i Prodhuesve takon kryetarin e AAK-së, flasin për liberalizimin e tregut të energjisë

  • 29/03/2021 | 16:01

Klubi i Prodhuesve takon kryetarin e AAK-së, flasin për liberalizimin e tregut të energjisë

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve së bashku me Astrit Rexhaj nga Kllasteri i Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme, kanë takuar të hënën kryetarin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.


Gjatë këtij takimi është biseduar rreth gjendjes së sektorit të prodhimit në përgjithësi. Në fokus të veçantë gjatë këtij takimi ishte gjendja e prodhuesve dhe furnizimi me energji.

Me ketë rast Panxha dhe Rexhaj kanë kërkuar mbështetjen e Haradinajt për shtyrjen e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë. “Duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk janë krijuar kushtet për liberalizim të tregut dhe ku furnizim me energji elektrike ende ofrohet nga vetëm një operator, Partneriteti për Zhvillim kërkon të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për shtyrjen e serishme të këtij afati deri në krijimin e rrethanave të cilat do të mundësonin liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Kjo për shkak se si prodhuesit vendor, por edhe konsumatorët komercial në mungesë të konkurrencës për ofrimin e energjisë, përballen me rrethana të cilat e ulin fuqinë e tyre negociuse si konsumatorë, kështu duke paguar potencialisht për tarifa të energjisë elektrike më të larta se mesatarja e tarifave të rregulluara. Kjo gjendje shkel parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë, që është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës, dhe dëmton rëndë konsumatorin e veçanërisht prodhuesin vendor”, theksohet në njoftimin e Klubit të Prodhuesve.

Partneritetit për Zhvillim Ekonomik është iniciativë e Klubit të Prodhuesve të Kosovës së bashku me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit, Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Kllasterin e Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme, Shoqatën Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve, dhe Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë